Studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja!
Po mendoni për hapin tuaj të radhës në karrierë? Bashkohuni me ne në workshop-in për Rolin e Këshillimit të Karrierës, ku do të mësoni se si Zyra e Këshillimit të Karrierës pranë Fakultetit tuaj ju ndihmon se si të orientoheni në rrugëtimin e karrierës suaj dhe si të përfitoni nga mundësitë e duhura për ju!
Data: 25 shkurt 2025
Ora: 12:00
Vendndodhja: Salla Europa, Kati I
Mos e humbisni këtë mundësi për të zhvilluar aftësitë tuaja dhe për të mësuar nga ekspertë të fushës! 
