Më datë 06.03.2025, ora 14:30, salla Europa, organizohet Workshopi me titull “La valutazione della competenza comunicativa”, me të ftuar nderi Prof. Giuseppe Maugeri, Università di Urbino.
Giuseppe Maugeri është Profesor i Asociuar i Didaktikës së Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Urbinos. Ai është Drejtor i Masterit të Nivelit të parë në Didaktikën e Gjuhës Italiane për të huaj. Fushat kryesore të kërkimit të tij përfshijnë çështje që lidhen me politikën gjuhësore, vlerësimin dhe reagimet, mjediset e të mësuarit dhe kërkimin në veprim.
Workshopi në fjalë zhvillohet në kuadrin e projektit AKKSHI 2024, “Ndikimi i kurrikulës ‘Mësimdhënie me bazë kompetencash’, në zhvillimin e kompetencës komunikuese e të shprehurit tek nxënësit e gjuhës së huaj në arsimin e mesëm të lartë shqiptar”.
Objektivi Workshopit: Konsolidimi i reflektimi mbi vlerësimin e mësimit të gjuhës italiane si gjuhë e huaj dhe mbi mjetet docimologjike për të vlerësuar aftësitë që qëndrojnë në themel të kompetencës komunikuese.
Qëllimi Workshopit: Konsolidimi i praktikës së vlerësimit që synon matjen e kompetencës gjuhësore-komunikuese të studentëve të gjuhës italiane si gjuhë e huaj.
Modaliteti: Laborator Didaktik
Koncepti i vlerësimit sipas orientimit komunikues (Arden (2017), përfshin si aspektin teknik ashtu edhe këndvështrimin e nxënësit në ndërtimin e shtigjeve të vlerësimit. Në këtë drejtim fillimisht do të theksohen kufijtë e vlerësimit tradicional të shkollës, ndërsa në pjesën e dytë mjetet dhe procedurat për ndërtimin e modeleve të vlerësimit të aftësive gjuhësore që synojnë dhënien e përgjigjeve operacionale të mësimit të gjuhës italiane (Corsini, 2023), duke i drejtuar kështu drejt rritjes së metakonjicionit (Serragiotto, Maugeri 2020).