Sot, më datë 25.03.2025, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja , organizoi modulin e diskutimit për personelin akademik dhe studentët me temë: “Strategji të mësimdhënies për të përmirësuar motivimin e studentëve gjatë studimeve”.
Gjatë këtij moduli Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Leka (Sejdini), në bashkëpunim me pedagogë dhe studentë, diskutuan mbi zhvillimin e metodologjive të mësimdhënies me qëllim nxitjen e motivimit të studentëve dhe arritjen e suksesit të tyre akademik.
Qasjet krijuese të mësimdhënies dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve ishin dy nga strategjitë e vlerësuara më së shumti nga pjesmarrësit krahas, gjithëpërfshirjes, vendosjes së objektivave të qarta të orës mësimore, inkurajimit të studentëve etj.





