📚 Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, më datë 23.04.2025, Klubi Letrar dhe Grupi Mësimor-Kërkimor i Letërsisë në Departamentin e Gjuhës Angleze organizoi punëtorinë me temë “Katër poezi nga katër poetë polakë – vështrim nëpërmjet tekstit” 🖋️📖, drejtuar nga Dr. Rigels Halili, pedagog ne Universitetin e Varshavës, studiues dhe përkthyes letrar nga/drejt gjuhës polake.
Punëtoria u përqendrua te poetët:
✨ Czesław Miłosz
✨ Tadeusz Różewicz
✨ Wisława Szymborska
✨ Zbigniew Herbert
✨ Tadeusz Różewicz
✨ Wisława Szymborska
✨ Zbigniew Herbert
Duke i parë veprat e tyre në kontekstin historik, kulturor dhe social, studentët dhe pedagogët pjesëmarrës patën mundësinë të analizojnë bashkë me Dr. Halilin aspekte të ndryshme këndvështrimesh dhe pikëpamjesh të trajtuara në poezitë e këtyre poetëve, duke u përqendruar si në vlerat e tyre estetike në poezitë e shqyrtuara, ashtu edhe në lidhjet e tyre me koncepte filozofike e letrare në një kuadër më të gjerë.
Takimi u përmbyll me diskutime të shumta që treguan, mes të tjerash interesin e pjesëmarrësve ndaj letërsisë dhe kulturës polake.
#PoeziaPolakeNëFokus #DitëLibri2025 #KlubiLetrar #LetërsiaPolake #FakultetiGjuhëveTëHuaja #DepartamentiGjuhësAngleze




