Udhëtimi Juaj Profesional Fillon Këtu
Zyra e Këshillimit të Karrierës pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ka në qendër të misionit të saj mbështetjen e studentëve në zhvillimin akademik dhe profesional. Përmes aktiviteteve të dedikuara, udhëzimit individual dhe bashkëpunimeve të vazhdueshme me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, zyra synon të forcojë aftësitë e studentëve për t’u përballur me tregun e punës dhe për të ndërtuar karriera të suksesshme.
Ne ofrojmë:
Zyra e Këshillimit të Karrierës është e angazhuar të krijojë ura bashkëpunimi midis universitetit dhe tregut të punës, duke i ofruar çdo studenti mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar talentet e tyre dhe për të ndërtuar një të ardhme profesionale të qëndrueshme.
Misioni ynë është t’ju pajisim me njohuritë, aftësitë dhe burimet e nevojshme për të marrë vendime të informuara dhe të suksesshme për karrierën tuaj.
Qëllimi ynë kryesor është t’ju ndihmojmë të eksploroni mundësitë e karrierës, të zhvilloni aftësi thelbësore dhe të keni akses në praktika profesionale dhe mundësi punësimi.
Ne besojmë se me orientimin e duhur, çdo student mund të gjejë rrugën drejt një karriere të plotë dhe të suksesshme.
Jemi këtu për të ndihmuar në çdo hap të rrugëtimit tuaj drejt suksesit!
Mos hezitoni të na kontaktoni në adresat ton ate emailit: