📚Grupi kërkimor-mësimor i gjuhësisë, në bashkëpunim me grupin kërkimor-mësimor të komunikimit dhe kulturës pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, FGJH-UT, së bashku me studentët e vitit të dytë, organizoi një aktivitet të vlefshëm akademik duke mirëpritur gazetaren dhe Drejtoreshën e Komunikimit dhe Eventeve të Le Spot Group, Znj. Zefina Hasani.
Ky bashkëbisedim shërbeu si një përvojë të rëndësishme dhe formuese për studentët, i zhvilluar në kuadër të tematikës së gjuhës gazetareske si pjesë e programit të lëndës “ Stilistikë e Gjuhës Angleze”.
Përmes ndarjes së përvojës profesionale dhe një komunikimi të hapur e frymëzues, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të lidhin teorinë me praktikën 🎓
Gjithashtu, ata prezantuan punimet e tyre duke marrë rolin e gazetarëve dhe reporterëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, duke e bërë aktivitetin ndërveprues dhe të dobishëm për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional ✨







