🌍✨ EUROPEAN DAY OF LANGUAGES 2026 🇪🇺

Different languages, one world. 💙
Çdo vit, më 26 shtator, Evropa feston European Day of Languages (EDL) – një ditë kushtuar pasurisë së gjuhëve, diversitetit kulturor dhe rëndësisë së mësimit të gjuhëve gjatë gjithë jetës. 🇪🇺🌍
E krijuar me iniciativën e Këshillit të Evropës në vitin 2001, kjo ditë synon të nxisë interesin për gjuhët dhe të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor. European Day of Languages na kujton se të mësosh një gjuhë të re nuk do të thotë vetëm të mësosh fjalë dhe rregulla të reja, por edhe të zbulosh kultura, tradita dhe mënyra të reja për të komunikuar me të tjerët. 📚✨

🎯 European Day of Languages synon të:
• promovojë diversitetin gjuhësor dhe kulturor të Evropës;
• inkurajojë mësimin e gjuhëve të huaja;
• zhvillojë plurilingualizmin dhe komunikimin ndërkulturor;
• nxisë të mësuarit e gjuhëve në çdo moshë;
• rrisë ndërgjegjësimin për trashëgiminë e pasur gjuhësore të Evropës.

Me këtë frymë, Tomorrow’s Education System (TES) do të shënojë këtë ditë të veçantë së bashku me nxënësit e klasës së gjashtë, përmes një aktiviteti që vendos në qendër gjuhët, kulturat dhe fuqinë e tyre për të na afruar me njëri-tjetrin. 🌿📖🌎
🎓 Aktiviteti do të ketë gjithashtu nderin të mirëpresë Brunilda Kondi si Guest of Honor, në shenjë vlerësimi për kontributin e saj në arsim.

📅 23 Shtator 2026 | E mërkurë
🕙 Ora 10:00
📍 Tomorrow’s Education System (TES), Mëzez, Tiranë

💬 One language opens a door. Many languages open a world. 🌍