📍 Kozani & Kastoria, Greqi | 1–2 Tetor 2026
Departamenti i Gjuhës Greke 🇬🇷 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në kuadër të projektit DiLanEdu-WB – Digital Transformation in Language Study and Education of the Western Balkans @dilanedu_wb mori pjesë në Study Visit 2026, të organizuar pranë University of Western Macedonia, në Kozani dhe Kastoria.
Gjatë vizitës dyditore, pjesëmarrësit ndoqën prezantime dhe aktivitete të fokusuara në përdorimin inovativ të teknologjive digjitale në arsim dhe në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, duke përfshirë gamification dhe digital storytelling, zhvillimin e kompetencave ndërkulturore në mjedise digjitale, robotikën edukative, përdorimin e NotebookLM në mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe Inteligjencën Artificiale nga këndvështrimi i studentëve. DILANEDU-WB Study visit.pdf DILANEDU-WB Study visit.pdf
Në këtë aktivitet, Departamenti i Gjuhës Greke u përfaqësua nga Dr. Isida Foçi, ndërsa Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike u përfaqësua nga Dr. Alban Foçi. Ata morën pjesë në aktivitetet akademike, diskutimet dhe shkëmbimin e përvojave me përfaqësuesit e institucioneve partnere të projektit DiLanEdu-WB.
📍 @fakulteti.gjuhevetehuaja.ut






