Klubi i Ambientalistëve FGJH/UT, u bë pjesë e nismës së Vullnetarëve për Atdhe të Pastër. Kësaj nisme iu bashkuan mjaft vullnetarë dashamirës të mjedisit, te cilët sot e përmbyllën aksionin e tyre duke mbjellë 2500 rrënjë pishash dhe duke mbledhur rreth 2000 kg mbeturina, kryesisht plastikë.
Ky aksion perveç edukimit mbi mjedisin pati si qëllim dhe edukimin kulturor të pjesëmarrësve, të cilët patën mundesinë të vizitonin Muzeun e Natyrës Altin Hila, Divjakë si dhe Qendrën e Parkut Kombëtar të Karavastasë.
Duke falenderuar Klubin e Ambientalistëve FGJH/UT dhe Al-Ben Guide Kola që na bëri pjesë të kësaj nisme, urojmë të na bashkohen edhe plot të tjerë në nismat tona të ardhshme.