Studentë të FGJH-së morën pjesë në “3E- ENGLISH – ENTREPRENEURSHIP – EMPLOYABILITY”, i cili është një projekt i zbatuar nga Junior Achievement of Albania në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë, në funksion të programit “Debating Economics”, për të pajisur studentët me aftësi të nevojshme në tregun e punës, rritjen personale dhe profesionale.
Studentët u njohën më teknikat e llojeve të debateve dhe zhvilluan ushtrime praktike në formën e debateve në grupe sipas rasteve studimore.



