Në ditën e shtatë të shkollës dimërore “Chinese Language and Culture Program” studentët u njohën me leksionin me temë “Konfucianizmi”. Lektori Sidrit Tako u foli për avantazhet e mësimit të gjuhës kineze, interesin gjithnjë e në rritje për të si dhe përhapjen e kësaj gjuhe në mbarë botën. Studentët e pranishëm treguan një interes të veçantë drejt kësaj gjuhe sa mistike aq edhe të bukur, duke shprehur deshirën për t’u regjistruar pranë Instituti Konfuci për mësimin e gjuhës kineze në semestrin e dytë.