Universiteti i Tiranës është informuar se Republika Çeke ofron dy bursa në kuadër të programit të Shkollave Verore të Studimeve Sllave në vitin 2022.
Këto dy kuota ofrohen për studentë shqiptarë (mbi 18 vjeç) ose mësuesit që studiojnë gjuhën çeke.Kurset janë hartuar për studentë fillestarë,të ndërmjetëm dhe të avancuar të gjuhës çeke.
Një vend ofrohet nga Univeristeti Charles në Pragë (22 korrik-19 gusht 2022) dhe vendi i dytë ofrohet nga Univeristeti Masaryk në Brno(23 korrik-20 gusht 2022).
Institucionet çeke pranuese mbulojnë tarifat e regjistrimit dhe shkollimit,akomodimin,ushqimin dhe ekskursionet.
Formularët e aplikimit me shtojcën(at) duhet dorëzohen përmes Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë brenda datës 15 Mars 2022.
Informaconi i detajuar,duke përfshirë versionin elektronik të formularit të aplikimit dhe dokumentet e tjera,mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit,Rinisë dhe Sporteve të Republikës Çeke, https://www.msmt.cz/eu-and-international-affarairs/summer-schools-of-slavonic-studies
Për më shumë informacion referohuni në linkun: