Njoftim për rinisjen e projektit PEERS midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike (HEP Lausanne – Zvicër).
Memorandumi i bashkëpunimit (amendamneti shtesë) u nënshkrua në janar të këtij viti nga rektori i UT-së, Prof.Dr. Mynyr Koni dhe përfaqësuesi i Shkollës së Lartë Pedagogjike (HEP Lausanne – Zvicër), Prof.Dr. Guillaume Vanhulst.
Një ekip nga Departamentit të gjuhës franceze i FGJH-së përbërë nga studentet Rudina Hoda dhe Dajana Lumi të shoqëruara nga pedagogia Ardiana Kastrati do të shkojë në HEP Lausanne nga 30 prill 2018 deri në 5maj 2018.
Ky projekt nisi në vitin akademik 2015-2016 me iniciativën e HEP të Lausanne-ës. Në kuadër të këtij projekti tre studente zvicerane erdhën për një javë në Tiranë sipas një programi të planifikuar me parë dhe tre studente shqiptare shkuan në HEP Lausanne. Grupet e studentëve u shoqëruan respektivisht nga pedagoget Prof.Dr. Saverina Pasho për FGJH-në dhe Besa Myftiu për HEP – Lausanne.
Në nëntor 2017 Departamenti i gjuhës franceze priti tre studentë zviceranë të shoqëruar nga pedagogia Besa Myftiu, të cilëve iu organizua vizita në FGJH si dhe plani i aktiviteteve gjatë një jave qëndrimi në Tiranë.