Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi e Gjuhës Spanjolle
Kryetar grupi : Prof.Asoc. Flavia Kaba
Ky grup kërkimor, i cili ka si drejtuese Prof.Asoc. Flavia Kaba dhe anëtarë: Prof. Dr. Anastasi Prodani, Dr. Serxho Rama, Dr. Viola Biti, dhe Msc. Andia Dani ka për qëllim prurjen e risive në fushën e gjuhësisë, përkthimit si edhe përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies për studentët e Departamentit të Gjuhës Spanjolle, përmes një sërë aktivitetesh mësimore-shkencore por edhe kulturore, të cilat do të zhvillohen përgjatë viteve 2022-2024.
Aktivitetet e parashikuara
- Aktivitet me studentë, stafin akademik dhe përkthyesen spanjolle María Roces González në kuadër të ditës ndërkombëtare të librit dhe gjuhës spanjolle. Pas aktivitetit të përgatitur nga studentët e departamentit, përkthyesja María Roces Gonzáles do të diskutojë mbi temën “Sin traductores no hay literatura universal’ (Pa përkthyes nuk ka letërsi universale). Aktiviteti është parashikuar të organizohet më datë 18/04/2023 si pjesë e aktivitetit për javën e letërsisë spanjolle.
- Pjesëmarrje në ‘Simpoziumi Ndërkombëtar mbi Letërsinë dhe Lingusitikën Hispanike’, organizuar në bashëpunim me Universitetin e Stambollit, Universitetin e Ankarasë dhe UT, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Spanjolle. Simpoziumi do të organizohet më datë 26-28 prill 2023 pranë Universitetit të Stambollit, Turqi, ku do jenë pjesëmarrës pedagogë të Departamentit të Gjuhës Spanjolle.
- Tryezë e rrumbullakët me pedagogë të Departamentit të Gjuhës Spanjolle, përkthyes, përfaqësues të Shtëpisë Botuese Dituria dhe studentë, për prezantimin dhe promovimin e romanit ‘Purgatori’ të Tomas Eloy Martinez, sjellë në shqip nga pedagoge Prof.Asoc. Flavia Kaba dhe diskutimi mbi çështjet përkthimore spanjisht shqip dhe anasjelltas.
- Përditësim i planeve mësimore të lëndëve të profilit të gjuhësisë me qëllim zhvillimin e kompetencave të programit të studimit.
- Takim i përvitshëm “Encuentro de profesores” në bashkëpunim me ambasadën spanjolle dhe mësuesit e gjuhës spanjolle në institucionet e arsimit parauniversitar, ku do të trajtohen çështje gjuhësore, didaktikë e përkthimit, etj.
- illimi i punës për përgatitjen e tekstit shkollor Tipologji tekstore e gjuhes B (3) për studentët e departamentit të gjuhës spanjolle. Kjo do të jetë një punë kërkimore vazhdimësi e punimit të parë të tekstit mësimor ‘Tipología Textual Descriptiva’.
- Gjuha spanjolle për qëllime specifike (trashëgimi kulturore). Aplikimi saj në katër modulet e tipologjisë tekstore.
- Tryezë e rrumbullakët me pedagogë të Departamentit të Gjuhës Spanjolle, përkthyes, përfaqësues të Shtëpisë Botuese Dituria dhe studentë, për prezantimin dhe promovimin e romanit ‘Asgjëkundi’ të Julia Navarro, sjellë në shqip nga pedagoge Prof.Asoc. Flavia Kaba dhe diskutimi mbi çështjet përkthimore spanjisht shqip dhe anasjelltas. Kjo tryezë ka për qëllim diskutimet mbi gjuhën, përkthimin dhe letërsinë spanjolle në gjuhën shqipe, aktivitet që do të organizohet gjatë javës kulturore të Panairit të Librit Tiranë, nëntor 2023.
Grupi i punës planifikon punën sipas segmenteve të itinerarit apo sipas temave në bazë të kapaciteteve dhe profilit të gjithësecilit. Në thelb do të ketë një proces të vazhdueshëm dhe thellues kërkimor.
Objektivat e përgjithshëm:
- Aktivizim i stafit dhe studentëve të Departamentit të Gjuhës Spanjolle në aktivitetet shkencore dhe ato kulturore.
- Grumbulli i materialeve që do të shërbejnë për hartimin e tekstit shkollor.
- Njohja dhe diskutimet me problematikat gjuhësore por edhe ato të çështjeve përkthimore.
Objektivat e përveçëm:
- Të koordinohet puna me grupin kërkimor ‘Letërsi – Komunikim i gjuhës spanjollë’ si dhe me projektin njëvjeçar të përkthimit të financuar nga FGJH për vitin 2023 duke synuar kështu dhe bashkëpunim ndërdisiplinor mes komunikimit, gjuhës dhe përkthimit.
- Përforcimi dhe zhvillimi i kërkimit shkencor nëpërmjet bashkëpunimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Përmirësimi i mësimdhënies në gjuhë të huaj si gjuhë në formimin e specializuar.