Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Grupi Mësimor Kërkimor Mësimdhënie e Gjuhës Italiane

Grupi Mësimor Kërkimor Mësimdhënie e Gjuhës Italiane
Kryetar : Prof.  Dr.  Aida Gjinali
Email : [email protected]

Grupi Mësimor–Kërkimor “Didaktikë e Gjuhës Italiane” i ngritur pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, funksionon si një strukturë akademike e specializuar në zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fushën e didaktikës së gjuhës italiane si gjuhë e huaj.

Ky grup përfaqëson një platformë bashkëpunimi akademik dhe shkencor, e cila synon të promovojë inovacionin pedagogjik, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe integrimin e praktikave më të avancuara në arsimin e lartë.

PËRBËRJA E GRUPIT

Grupi përbëhet nga një staf akademik me eksperiencë të konsoliduar në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor:

  • Prof. Dr. Aida Gjinali – Kryetare
  • Prof. Asoc. Dr. Sonila Piri – Anëtare
  • Prof. Asoc. Dr. Alnida Koroshi – Anëtare
  • Dr. Enkela Dalipi – Anëtare
  • Dr. Egla Gerveni – Anëtare

Misioni dhe objektivat strategjikë

Misioni i grupit është zhvillimi i një qasjeje bashkëkohore në didaktikën e gjuhës italiane, përmes integrimit të kërkimit shkencor me praktikën mësimore, duke kontribuuar në formimin cilësor të studentëve dhe në avancimin e standardeve akademike.

Objektivat kryesorë strategjikë:

  • Rritja e cilësisë së mësimdhënies në përputhje me standardet evropiane;
  • Përditësimi dhe modernizimi i kurrikulave dhe syllabuseve;
  • Përshtatja e programeve studimore me kërkesat e tregut të punës;
  • Zhvillimi i kompetencave komunikative dhe profesionale të studentëve;
  • Nxitja e kërkimit shkencor në fushën e didaktikës së gjuhëve të huaja;
  • Integrimi i teknologjive të reja dhe inteligjencës artificiale në mësimdhënie;
  • Forcimi dhe zhvillimi i aftësive dhe kompetencave të studentëve për një formim sa më cilësor të përshtatshëm e profesional jo vetëm për një të ardhme të suksesshme në tregun e punës por edhe për formimin e qytetarëve të së ardhmes evropiane.

Fushat kryesore të veprimtarisë

1. Mësimdhënia dhe inovacioni pedagogjik

Grupi angazhohet në:

  • përmirësimin e cilësisë së përmbajtjeve lëndore dhe metodologjive së mësimdhënies;
  • përdorimin e materialeve didaktike bashkëkohore dhe teknologjive digjitale;
  • zhvillimin praktik të teorive didaktike;
  • respektimin e etikës akademike dhe roleve në procesin mësimor;
  • hartimin e strategjive për adresimin e problematikave në mësimdhënie;
  • përfshirjen aktive të studentëve në procesin mësimor, studimor dhe kërkimor.

2. Kërkimi shkencor

Në këtë drejtim, grupi synon:

  • pjesëmarrjen në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • realizimin e studimeve në fushën e didaktikës së gjuhëve të huaja;
  • publikimin e artikujve shkencorë në revista të specializuara;
  • pjesëmarrjen në konferenca dhe aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.

3. Formimi i vazhdueshëm akademik

Një rol kyç i kushtohet:

  • trajnimeve profesionale dhe uebinareve;
  • workshopeve me fokus metodologjinë dhe teknologjinë në mësimdhënie;
  • shkëmbimit të eksperiencave me ekspertë vendas dhe të huaj;
  • përditësimit të vazhdueshëm të kompetencave të stafit akademik.

Aktivitetet kryesore për vitin akademik 2025–2026

Në kuadër të planit vjetor, grupi zhvillon një gamë të gjerë aktivitetesh akademike dhe kërkimore, ndër të cilat:

  • Organizim dhe pjesëmarrje në Konferenca ndërkombëtare e Departamentit të Gjuhës Italiane, me fokus reflektimin mbi zhvillimin e studimeve italiane dhe perspektivat e tyre;
  • Pjesëmarrje në Konferenca ndërkombëtare lidhur ngushtë me tematika që kanë të bëjnë me mësimdhënien e gjuhëve të huaja;
  • Realizimi i Workshopeve lidhur ngushtë me tematika që kanë të bëjnë me mësimdhënien e gjuhëve të huaja;
  • Pjesëmarrja në uebinare tematike, të orientuara drejt përdorimit të inteligjencës artificiale, metodologjive inovative dhe zhvillimit të kompetencave gjuhësore;
  • Realizimi i leksione të hapura me lektorë ndërkombëtarë, që kontribuojnë në zgjerimin e perspektivës akademike të studentëve;
  • Tryeza të rrumbullakëta, me fokus kurrikulën me bazë kompetencash dhe sfidat e saj në praktikë;
  • Përditësimi i syllabuseve, në përputhje me zhvillimet më të fundit në didaktikë;
  • Hartimi i programeve të dyfishta që synojnë realizimin e një objektivi të rënd0sishëm siç është ai in ndërkombëtarizimit të programeve të këtij departamenti.
  • Publikime shkencore, si rezultat i kërkimit dhe analizës së vazhdueshme akademike.

Angazhimi në projekte kërkimore

Grupi është aktiv në zhvillimin e projekteve kërkimore me impakt në përmirësimin e mësimdhënies, ndër të cilat:

  • Projekti aktual në proces mbi zbatimin e kurrikulës me bazë kompetencash për zhvillimin e kompetencës së komunikimit në sistemin parauniversitar shqiptar (AKKSHI);

Ndikimi dhe kontributi institucional

Përmes veprimtarisë së tij, Grupi Mësimor–Kërkimor “Didaktikë e Gjuhës Italiane” kontribuon në:

  • rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja;
  • zhvillimin profesional të stafit akademik;
  • formimin e studentëve me kompetenca të avancuara gjuhësore dhe ndërkulturore;
  • forcimin e rolit të universitetit si qendër kërkimore dhe inovative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

situs toto