Në datën 17 maj 2023, Departamenti i Gjuhës Italiane, organizoi Konferencën e 14-të Ndërkombëtare të Studimeve Italianistike. Konferenca u zhvillua në një seksion plenar në prezencë dhe online ku morën pjesë me ligjëratat e tyre profesorë të universiteteve të ndryshme italiane. Konferenca më pas vijoi në tre seksione paralele, përkatësisht seksioni i Letërsisë, Didaktikës dhe i Përkthimit, ku pedagogë të departamentit, doktorantë, studentë dhe jo vetëm, ligjëruan punimet e tyre mbi tematikat kryesore rreth të cilave janë përqendruar kërkimet e tyre në këtë vit akademik. Gjatë punimeve të kësaj konference u shkëmbyen opinione, mendime, këndvështrime të ndryshme dhe u ofruan propozime lidhur me aspektet kryesore të temave bosht të konferencës.

Konferenca i mbylli punimet e saj duke falenderuar pjesëmarrësit për risitë dhe kontributet që ata përcollën.

 

Convegno-17-maj-2023_programi-perfundimtar