Grupi Mësimor Kërkimor Mësimdhënie e Gjuhës Italiane

Grupi Mësimor Kërkimor Mësimdhënie e Gjuhës Italiane
Kryetar : Prof.  Asoc.  Dr.  Aida Gjinali
Email : [email protected]

Grupi Mësimor – Kërkimor “ Mësimdhënie e gjuhës italiane”,” i ngritur pranë Departamentit të Gjuhës, është një grup i përbërë nga pedagogë të kësaj gjuhe formimi i të cilëve në pjesën më të madhe është në fushën e didaktikës ndaj dhe si i tillë në këtë këndvështrim synon të sjellë përmirësim të cilësisë në aspekte të ndryshme që lidhen jo vetëm me procesin mësimor dhe atë çfarë ai përfshin por gjithashtu edhe në kuadrin e kërkimit shkencor për të mbështetur dhe  zhvilluar më tej procesin mësimor: Prof. Asoc. Dr. Aida Gjinali (kryetar), Dr. Sonila Piri (anëtar), Dr. AlnidaShano (anëtar), Dr. EglaGerveni (anëtar), Dr. Enkela Dalipi (anëtar).

Objektivat/ çështjet kërkimore që synon puna e këtij grupi  lidhet me:

  • Identifikimin e problematikave që shfaqen në aftësinë e dëgjimit dhe të folurit në mësimin e gjuhës italiane;
  • Sjelljen e tematikave të reja lidhur me lëndët përkatëse e risive bibliografike e metodologjive të reja të mësimdhënies;
  •  Njohja me CLIL ;
  •  Ndërtimi i skedave të projektimeve CLIL ;
  • Përdorimi i CLIL në kontekstin didaktik – mësimor;
  • Rritja e cilësisë në mësimdhënie etj…

Për të realizuar synimet e tij , ky grup kërkimor ka hartuar  projektin:

“Përfitimi i kompetencave lidhur me aftësinë e  të dëgjuarit dhe të folurit në një këndvështrim didaktik dhe vlerësues me qëllim zhvillimin e artit të komunikimit në gjuhën italiane.”

Akset/ çështjet kërkimore të projektit:

  • Identifikimi i faktorëve psikokogniktivë e psikosocialë në mësimin e gjuhës italiane
  • Identifikimi i vështirësive që hasen në të dëgjuar dhe kuptuar në mësimin e gjuhës italiane
  • Zhvillimin e kompetencave lidhur me dëgjimin dhe të folurin në gjuhën italiane
  • Identifikimi i strategjive dhe teknikave të mësimdhësines si dhe identifikimi problematikave  që lidhen më mësimin dhe mësimdhënien e gjuhës italiane
  • Sjellja e modeleve sa më innovative për zhvillimin dhe përforcimin e aftësive të dëgjimit dhe të folurit që kontribuojnë në një përvetësim sa më të mirë të gjuhës italiane.

Grupet e synuara: Nxënës dhe mësues të shkollave private dhe publike, cikli fillor, i mësëm i ulët, i mesëm i lartë dhe ai universitar

Aktivitetet e grupit kuadrin  kërkimor – shkencor

  1. Implementimi i Projektit (Hulumtimi i literaturës, realizimi i pyetësorëve)
  2. Botimi në proceeding book i kumtesave të paraqitura në konferencë
  3. Workshop lidhur me projektin
  4. Broshurë përmbledhëse për projektin

Aktivitetet e grupit në kuadrin mësimor:

  1. Përmirësimi i syllabuseve për lëndët që zhvillojnë anëtarët e grupit:
  2. Kurs formimi:Digitalstorytelling e agenda 2030: progettare percorsi CLIL in italianoL2/LS, Ca’ FoscariVenezia
  3. Verifikim i vazhdueshëm me qëllim kërkimor dhe didaktik të studentëve Master Mësuesi në praktikën mësimore. Hartimi i pyetësorit në lidhje me praktikën mësimore

 

AKTIVITETE