Njoftim për hapjen e aplikimeve për bursa në bashkëpunim me Universitetin Lodz, Poloni

Njoftim për hapjen e aplikimeve për bursa në bashkëpunim me Universitetin Lodz, Poloni
Hapet Thirrja për Bursa për Studentët në Universitetin Lodz, Poloni në  kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik  2017/2018.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për  bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në  Universitetin e Lodz, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik  2017/2018.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor
– Master
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor/Master ( 4.5 muaj);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga
Universiteti Lodz, klikoni në adresën: http://iso.uni.lodz.pl/erasmus/programmes
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës
dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë  asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të  vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit  në universitetin e tyre të origjinës.
? Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
-CV (në gjuhën angleze);
-Forma e aplikimit;
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash;
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-Kopje e pashaportës
-Diplomë Bachelor (në gjuhën Angleze, vetëm për studentët Master)
-Listë notash Bachelor (në gjuhën Angleze, vetëm për studentët Master)
-Dokumente të tjera që konfirmojnë kualifikimet dhe arritjet e
kandidatëve
-*Dokumenti Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Lodz lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni
lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel Fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Për regjistrimin online klikoni linkun:
Dokumentacioni dërgohet dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës
dhe më pas procesi i aplikimit kryhet online.
Afati për aplikim: 18 Dhjetor 2017
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!