Aktivitet i Departamentit të Gjuhës Gjermane dhe grupit mësimor kërkimor “Qytetërim i Gjuhës Gjermane”.
Dje, datë 19.04.2023, patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Dr. Goekhan Tuncer, drejtues i Heinrich-Böll-Stiftung Tirana dhe pedagog pranë Universitetit të Humboldt-it në Berlin. Z.Tuncer mbajti një leksion të hapur me temë “Berlin – Von der Moderne zur Postmoderne”.
Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për të mësuar më shumë rreth historisë së Berlinit, për të motivuar studentët e për të zhvilluar diskutime interesante.