Grupi mësimor kërkimor Letërsi e Gjuhës Gjermane, sëbashku me grupet kërkimore mësimore “Qytetërim” dhe “”Përkthim- Interpretim” të kësaj gjuhe, ishte pjesë e organizimit të Konkursit të Përkthimit dhe Konkursit të Qytetërimit, të zhvilluar me studentë të ciklit të parë dhe të dytë të gjuhës gjermane dhe studentë që e kishin gjermanishten gjuhë të dytë (C). Në datën 17 maj 2023, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve (certifikata dhe çmime simbolike) për fituesit e këtij aktiviteti.
Fituesit e konkursit:
Në Konkursin e Qytetërimit “Fjala më e bukur gjermane në fushën e kulturës dhe qytetërimit”:
Vendi I: Klea Duro, Viti I (BA)
Vendi II: Alketa Hoxha Viti I (BA), Mirela Preka Viti I (BA), Irini Doko Viti I (BA).
Vendi III: Gledisa Doda Viti I (BA) , Erdogesa Dunga Viti I (BA).
Vendi IV: Sibora Kuqi Viti I (BA), Ebjana Faslliaj Viti I (BA), Gjyle Llani Viti I (BA).
Veprimtari të tilla nxisin gjithnjë e më shumë pjesëmarrjen e studentëve duke konkretizuar aftësitë e tyre në gjuhën gjermane.
Drejtuesja e Departamentit të Gjuhës Gjermane, Dr. Marsela Likaj, përgëzoi fituesit duke shprehur përkushtimin për organizimin e sa më shumë veprimtarive të tilla që përmirësojnë aftësitë e studentëve në përvetësimin dhe komunikimin e gjuhës gjermane.