Më datë 12 maj 2022, u zhvillua Konferenca Studentore me temë “Të nxënit në shekullin XXI, problematikat dhe perspektivat”. Një konferencë që u organizua për herë të parë me nismën e Këshillit Studentor FGJH dhe mbështetjen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Studentët dorëzuan punimet dhe mbajtën kumtesat e tyre në gjuhë të ndryshme rreth çështjeve të ndryshme të lidhura me shekullin XXI duke nxitur kështu hulumtimet, kërkimin, diskutimin dhe të menduarit kritik.
Të ftuar ishin dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artur Hoxha dhe Ministrja e Arsimit dhe Rinisë, Znj. Evis Kushi, të cilët përgëzuan nismën e studentëve tanë dhe inkurajuan të gjithë studentët të marrin pjesë vazhdimisht në të tilla aktivitete.