Në sallën Europa (FGJH), datë 13.05.2022 ora 09.30 do të organizohet aktiviteti me Ambasadorin e Austrisë në Tiranë z. Christian Steiner dhe Atasheu i Ambasadës Austriake në Tiranë znj. Julia Prummer

Departamenti i Gjuhës Gjermane në FGJH dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, në FHF, do të zhvillojnë një aktivitet, në të cilin Ambasadori i Austrisë në Tiranë z. Christian Steiner dhe Atasheu i Ambasadës Austriake në Tiranë znj. Julia Prummer do të mbajnë një referim me temë “Austria dhe BE-ja” për studentët e të dy departamenteve.
Aktiviteti do të zhvillohet në sallën Europa (FGJH), datë 13.05.2022 ora 09.30.
Jeni të mirëpritur!
Departamenti i Gjuhës Gjermane