Departamenti i Gjuhës Italiane, organizon me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, ligjëratën e sociolinguistes Vera Gheno të titulluar “15 modi per farsi male sui social”, e cila do të mbahet ditën e enjte, 11 janar, ora 10.30, në sallën 309 të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Vera Gheno, sociolinguiste e specializuar në komunikimin dixhital, ka bashkëpunuar për njëzet vjet me Accademia della Crusca, jep mësim në Universitetin e Firences dhe është autore e shumë artikujve shkencorë. Krahas angazhimit të saj akademik, ajo ushtron një aktivitet publik intensiv përmes konferencave dhe ndërhyrjeve mediatike kushtuar kryesisht analizës së komunikimit dixhital, gjuhëve rinore dhe temës së gjithëpërfshirjes në gjuhën italiane.
Profesoresha Gheno do të flasë me studentët për librin e saj, L’antidoto, një përmbledhje që trajton 15 sjelljet më të këqija që vihen re në internet dhe analizon zakonet dhe mekanizmat pre e te cilave mund të biem të gjithë gjatë një bisede në internet.