Giornata Buzzatiana
Grupi mësimor kërkimor Letërsi Komunikim i Departamentit të Gjuhës Italiane organizon në datën 19.04.2024, ora 09:30 – 16:00 “Giornata Buzzatiana” me pjesëmarrjen e studentëve të të tri cikleve të studimit, pedagogëve të DGJI-së dhe Prof. Rossella Palmieri (Università di Foggia), e cila do të mbajë dy Lectio Magistralis mbi autorin italian Dino Buzzati.
Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe Workshop-i “Scrivi con noi” (scrivere il finale di un racconto) gjatë të cilit mbas një prezantimi nga studentët e ciklit të parë e të tretë mbi receptimin e autorit italian në gjuhën shqipe do të shpallen fituesit e konkursit “Scrivi con noi” dhe do të lexohen tre finalet më të bukura.
Studentëve të viteve të treta të programit të studimit “Gjuhë letërsi dhe qytetërim italian” iu është dhënë tregimi La giacca stregata e shkrimtarit Dino Buzzati i cili është një tregim me finale të hapur. Detyra e çdo studenti ishte vazhdimi i tregimit aty ku e ka lënë Buzzati dhe të shkruajturit e një finaleje origjinale. Në konkurs morën pjesë 46 studentë. Dy komisione (komisioni i përbërë nga studentët e ciklit të dytë Master në Mësuesi dhe komisioni i përbërë nga doktorandët dhe pedagogët e grupit mësimor kërkimor Letërsi – Komunikim të DGJI), në bazë të një skede vlerësimi, kanë korrigjuar në mënyrë anonime finalet e shkruajtura nga studentët. Fituesit do të shpallen në fund të Workshopit.
Synimi i konkursit është njohja dhe studimi i thelluar i strukturës së tregimit në përgjithësi dhe i tregimeve të autorit italian Dino Buzzati në veçanti, studimi i thelluar dhe perfeksionimi i gjuhës italiane nga ana e studentëve të ciklit të parë, zhvillimi i aftësisë së vlerësimit nga ana e studentëve të ciklit të dytë e të tretë.
3. Lectio Magistralis Buzzati 19.04.24_foto_cv Rossella