Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare – 05 korrik 2024

Sot në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.

Më datën 05 korrik 2024 referat mbajti dhe regjisori, aktori, fotografi dhe skenaristi i dëgjuar shqiptar Ledio Topalli. Referati i tij me temë: „Si të mësosh një gjuhë të huaj në 12 muaj“ ngjalli mjaft interes tek studentët. Lektori tregoi rrugëtimin e tij personal në mësimin e gjuhës frënge, i cili ka qenë një proces shumë kompleks, i vështirë dhe sfidues. Ai prezantoi për studentët disa këshilla praktike te cilat mund të jenë shumë të dobishme. Vetë regjizori i famshëm Ledio Topalli është regjistruar në Shkollën Verore për të mësuar gjuhën e bukur bullgare dhe për t’u njohur me kulturën e pasur bullgare.