Sot, më 09 korrik 2024, në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare në të dy grupet.
Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe kulturës bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe pedagog i Universitetit të Veliko Tërnovës „Shenjtorët Kirili dhe Metodi“ mbajti sot një ligjëratë me temë “Gjuha bullgare në komunikimin ndërkulturor”. Prezantimi i tij, i shoqëruar me shumë materiale ilustruese, tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve të Shkollës Verore të bullgarishtes tek veçoritë e komunikimeve gjuhësore dhe ndërkulturore në botën e sotme të globalizimit. Mjetet e komunikimit midis popujve po ndryshojnë me një ritëm shumë të shpejtë në botën e sotme. Nga njëra anë, dallimet i bëjnë njerëzit dhe kulturën që ata përfaqësojnë unike. Nga ana tjetër, nevojiten njohuri të sistematizuara për të kuptuar dhe deshifruar kulturën e tjetrit. Kuptimi i fjalëve dhe shprehjeve, të cilat duhen njohur më në thellësi, mund ta vështirësojnë komunikimin me një folës të një gjuhe dhe kulture tjetër. Kjo dukuri është fakt edhe kur përfaqësuesit e një grupi minoritar, kur kanë jetuar brez pas brezi jashtë territorit të atdheut, fillojnë të njohin dhe studiojnë gjuhën standarde moderne. U prezantuan grupe tematike leksikore dhe shprehje, të cilat përmbajnë një pasuri të kodeve të kulturës, mentalitetit dhe botëkuptimit bullgar.