THIRRJE PËR KONFERENCË NDËRKOMBËTARE “RISITË NË GJUHËSI DHE PRAKTIKAT MË BASHKËKOHORE NË MËSIMDHËNIE, PËRKTHIM DHE KULTURË”

“Në vijimësi të traditës së krijuar për të promovuar kërkimin shkencor dhe për të ndarë përvojat dhe praktikat më të mira, Departamenti i Gjuhës Angleze do të organizojë Konferencën e 14-të Shkencore Ndërkombëtare me titull “RISITË NË GJUHËSI DHE PRAKTIKAT MË BASHKËKOHORE NË MËSIMDHËNIE, PËRKTHIM DHE KULTURË” më datë 21 nëntor 2024.
I ftuar nderi në këtë konferencë do të jetë Dr.-Ing. Besim Kabashi, lektor dhe kërkues shkencor në Katedrën për Korpuset dhe Gjuhësinë Kompjuterike në Universitetin Friedrich-Alexander të Erlangen-Nuremberg, si dhe me kontribute të vyera në fushat e Gjuhësisë Kompjuterike, Korpuset Gjuhësore, Gjuhësisë, Leksikografisë Kompjuterike dhe Gjuhësisë së Gjuhës Shqipe
Ftojmë studiuesit, akademikët dhe kërkuesit e rinj të disiplinave të ndryshme gjuhësore apo studimeve ndërdisiplinore, të kontribuojnë në këtë konferencë nëpërmjet punimeve të tyre origjinale. Në këtë konferencë do të zhvillohen diskutime dhe praktikat më të mira, dhe reflektimet dhe përvojat do të bëhen pjesë e aktit të botimeve, i cili do të kontribuojë në literaturën kombëtare dhe ndërkombëtare.”
ENGLISH”]