Në datat 17-19 tetor 2024, një delegacion zyrtar i UT-FGJH , i përbërë nga: Zv. Rektore për anën mësimore, Prof. Dr. Gentiana Sharku, Zv. Dekane për anën mësimore dhe marrëdhëniet me jashtë, Dr.Drita Rira, Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Prof.Asoc. Dr. Adriatik Derjaj, realizoi një vizitë pune pranë Universitetit të Stambollit në Turqi, Institutit Farabi dhe Institutit Afro-Avrasya Enstitüsü, në kuadër të nismave për ngritjen e programeve studimore bashkëkohore dhe shkëmbimit të eksperiencave.
Në pritjet zyrtare institucionale, delegacioni u prit nga Zv. Rektori i Universitetit të Stambollit, Prof.Dr. Yahya Güldiken, Drejtori i Institutit Farabi, Prof.Dr. Abdullah Kızılcık dhe Drejtori i Institutit Afro-Avrasya, Doç.Dr.Hakan Arıdemir. Palët shprehën vullnetet përkatëse për vendosjen e bashkëpunimit akademik në nivel institucional.
Rezultatet e kësaj vizite në kuadër të ndërkombëtarizimit të UT-së do të bëhen edhe më të prekshme me nënshkrimin e marrëveshjeve kuadër, marrëveshjeve specifike dypalëshe për programe te dyfishta, projekte të përbashkëta, shkëmbim stafesh akademike dhe studentësh, etj.