Departamenti i Gjuhës Spanjolle në bashkëpunim me Universitetin e Castilla – La Mancha, me Universiteti Internacional de Cataluña organizuan Simpoziumin e VI Ndërkombëtar mbi Letërsinë dhe Kulturën Hispanike

Departamenti i Gjuhës Spanjolle në bashkëpunim me Universitetin e Castilla – La Mancha, me Universiteti Internacional de Cataluña, me Universitetin e Ankarasë,  Universitetin e Stambollit po organizon sot dhe neser me 8 tetor 2024 Simpoziumin e VI Ndërkombëtar mbi Letërsinë dhe Kulturën Hispanike. 

Kjo traditë që prej vitit 2018 organizohet vit pas viti në universitetet e sipërcituara. Në Simpozium po marrin pjesë profesorë ngq Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Italia, Hollanda, të gjithë profesorë të gjuhës spanjolle të cilët po shkëmbejnë eksperiencat dhe njohuritë e tyre mbi gjuhën dhe letërsinë spanjolle. 

Dita 2
Departamenti i Gjuhës Spanjolle sot në ditën e 2 të Simpoziumit Ndërkombëtar mbi Letërsinë dhe Kulturën Hispanike në bashkëpunim me Universitetin e Castilla – La Mancha, me Universiteti Internacional de Cataluña, Universitetin e Ankarasë dhe Universitetin e Stambollit. Profesorët gjatë diskutimeve dhe ndarjes së eksperiencave mbi gjuhën dhe letërsinë spanjolle. Diversiteti i temave, diskutimi dhe ide të reja bashkëpunimi mes kolegëve spanjollë, turq, amerikanë, gjermanë dhe shqiptarë. 

 

Dita 1- Foto

        

 

Dita 2- Foto