Prezantimi i antologjisë poetike të poetit nga El Salvador, Carlos Ernesto Garcia

👉🏻Departamenti i Gjuhës Spanjolle, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Dr. Drita Isufaj (Universiteti Aleksandër Moisiu) organizoi sot prezantimin e antologjisë poetike të poetit nga El Salvador, Carlos Ernesto Garcia.📖
🎥Në videokonferencë poeti u prezantoi studentëve të departamentit të gjuhës spanjolle dhe nxënësve të shkollës së mesme “Asim Vokshi” antologjinë e titulluar “Poemas de amor, locura y muerte”. Gjatë prezantimit studentët lexuan disa nga poezitë e kësaj antologjie dhe i drejtuan poetit disa pyetje mbi veprën e tij.😊