Përfaqësues të studentëve të FGJH-së morën pjesë në aktivitetin ndërgjegjësues me temë Kronikat e Integritetit organizuar në kuadër të Javës së Integritetit

📢Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, 9 dhjetor, përfaqësues të studentëve të FGJH-së morën pjesë në aktivitetin ndërgjegjësues me temë Kronikat e Integritetit organizuar në kuadër të Javës së Integritetit. Aktiviteti u organizua në finalizim të projektit të financuar nga Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Shtetit të SHBA-së me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
👉Në aktivitet u theksua se gjëja më e rëndësishme që mund të bëhet për të luftuar korrupsionin është të jetuarit me integritet. Janë veprimet e përditshme – zgjedhjet e ndershme të bëra çdo ditë – ato që i presin rrugën kësaj të keqeje. Lufta kundër korrupsionit është puna e të gjithëve!
📌Thirrje e veçantë u bë për studentët, që të drejtojnë në këtë përpjekje gjithëpërfshirëse. Mesazhi në fund të aktivitetit ishte: “në një epokë digjitale, ku duket se vlera më e madhe është aftësia për të përqafuar ndryshimet, është thelbësore të mos harrojmë bazën që na mban të qëndrueshëm”.
🤗Krenarë për studentet tona që na përfaqësuan: Gledisa dhe Zoica, viti i II Master; Eligerta, Flavia, Steljona dhe Stevina nga viti i I Master.
😊Si mësues ne kemi një fuqi të jashtëzakonshme për të nxitur të jetuarit me integritet! (We touch the future!)