Departamenti i Gjuhës Angleze, Grupi Kërkimor-Lëndor i Përkthimit dhe Interpretimit, në bashkëpunim me studentët e Vitit III, Bachelor të Përkthim-Interpretimit, organizon më datë 18.11.2025, veprimtarinë e dytë në serinë e takimeve me profesionistë me Ergys Bezhanin, pedagog/interpret/përkthyes dhe menaxher, i cili do të trajtojë aspekte të punës së përkthyesit në marrëdhënie me kompanitë e përkthimit.


