Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Grupi Mësimor Kërkimor i Didaktikës së Departamentit të Gjuhës, në bashkëpunim me ELTA Albania, organizoi me sukses një sesion trajnimi për mësuesit e gjuhës angleze me temë: “Edukimi Gjithëpërfshirës në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze”.  Trajnimi u realizua nga ekspertet Prof. Asoc. Dr. Daniela Hasa dhe Dr. Elona Mehilli Kolaj, të cilat përqëndruan diskutimin te praktikat gjithëpërfshirëse në edukimin gjuhësor dhe strategjitë konkrete për përmirësimin e përfshirjes së nxënësve në klasë.

Një aspekt i veçantë i këtij aktiviteti ishte përfshirja aktive e studentëve të masterit në Mësuesi, të cilët morën pjesë në ushtrime praktike dhe diskutime, duke sjellë këndvështrime të reja dhe duke ndihmuar në shkëmbimin e ideve midis mësuesve dhe studentëve. Ky bashkëpunim kontribuoi në një atmosferë ndërvepruese dhe nxiti reflektim mbi praktikat mësimore gjithëpërfshirëse.