Një aktivitet i suksesshëm bashkëpunimi me Klubin e Debatit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, dhe Gjimnazin me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, u zhvillua sot në ambientet e këtij të fundit.
Gjatë këtij trajnimi, studentët e FGJH-së udhëzuan nxënësit mbi procesin e debatit, duke theksuar rëndësinë e argumentimit të strukturuar, mendimit kritik dhe komunikimit efektiv.
Tema e trajtuar, “Roli dhe rëndësia e gjuhëve të huaja – a po zëvendësohen mësuesit dhe përkthyesit nga inteligjenca artificiale?”, nxiti diskutime të thelluara dhe reflektim mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e gjuhës dhe edukimit.
Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në formimin akademik dhe qytetar të të rinjve.










