Sot me dt. 16.04. 2026, në auditorin 307, GMK Komunikim dhe kulturë dhe GMK Letërsi pranë Departamentit të gjuhës angleze, organizuan një takim informues mbi programin e studimit të ciklit të dytë, MA Komunikim ndërkulturor dhe turistik trigjuhësh, me studentët e vitit të tretë të gjuhës angleze.
Studentëve iu ofrua një panoramë e detajuar mbi lëndët e këtij programi, mundësitë e kontakteve me tregun e punës përmes praktikave profesionale dhe punësueshmërinë.
I ftuar në prezantim ishte dhe pedagogu Martin Mato në cilësinë e njohësit shumë të mirë të turizmit në Shqipëri dhe jo vetëm.
Prezantimi u përqendrua në potencialin që ka Shqipëria në turizëm, profilin e të punësuarve në këtë fushë dhe mundësitë që kanë studentët tanë për t’u integruar në të.
Falenderojmë studentët tanë që na kushtuan kohë dhe vëmendje!










