Njoftim !
AUF-ja në Evropën Lindore dhe Qëndrore ka hapur thirrjen rajonale për shprehje interesi : Konkursi Rajonal “Ideja ime e Biznesit” 2019
Duke patur si prioritet strategjike futjen në tregun e punës dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes për studentët e institucioneve anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore (ECO), AUF-ja ka hapur një konkurs për studentët frëngjishtfolës, të të gjitha niveleve universitare, për t’i inkurajuar ata që të paraqesin idenë e tyre të biznesit për profesionistët e fushës.
Qëllimet e konkursit rajonal “Ideja ime e Biznesit” janë:
të sensibilizojë studentët në mënyrë që ata ta konsiderojnë krijimin e një ndërmarjeje si një mundësi të rëndësishme në jetën e tyre profesionale;
të nxisë dhe të promovojë nismat sipërmarrëse;
të sjellë ide për krijimin e një biznesi;
të mbështesë krijimin e biznesit;
të nxjerrë në pah dhe të shpërblejë projektet më të mira të krijimit të biznesit.
Ky konkurs është i hapur për të gjithë studentët frengjishtfolës të universiteteve anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, pavarësisht nga mosha, gjinia ose fusha e studimit.
Kandidati duhet:
të jëtë i regjistruar rregullisht në një universitet anëtar të AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore (auf.org/les_membres/nos-membres/) gjatë periudhës së konkursit (prill – nëntor 2019, vitet akademike 2018 – 2019 dhe 2019 – 2020);
të jetë frëngjishtfolës (duke filluar nga niveli B1)
të plotësojë formularin e konkursit në platformën https://formulaires.auf.org (Concours régional « Mon idée d’affaires » 2019, Europe centrale et orientale).
Dokumentet e referencës:
Për të shkarkuar rregulloren dhe forumularin e palikimit, klikoni në linkun e më poshtëm:
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 21 qershor 2019 në orën 17h (ora e Bukureshtit)
Kontakt: [email protected]