Më datë 28 tetor 2022, Grupi mësimor kërkimor Gjuhësi Didaktike e gjuhës turke organizoi sesionin shkencor “Ataturku dhe Republika e Turqisë, nē vigjilje të 100 vjetorit tē themelimit të Republikës së Turqisë.
Në këtë veprimtari referuesit trajtuan rolin e figurës së Ataturkut si:
– “Ndikimi i reformave në formësimin e shtetit sekular Turk”
– “Vepra “Nutuk” e Ataturkut udhërrëfyes i brezave”
– “Ndihmesa e Ataturkut në standardizimin e gjuhës turke”
Sesionin e përshëndeti Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, e cila përgēzoi kolegët e Degës së Gjuhës Turke për aktivitetin dhe ftoi studentët që t’u bashkohen nismave dhe aktiviteteve mësimore- kërkimore që ndihmojnë në reflektimin mbi historinë dhe të përbashkëtave kulturave me qëllimin për të njohur më mirë njëri- tjetrin, për të bashkëjetuar paqësisht dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt.