Në kuadrin e veprimtarive shkencore dedikuar projektit mbi njohjen dhe promovimin e letërsisë frankofone, grupi mësimor kërkimor i Letërsisë Franceze, zhvilloi në datën 19 maj 2023, aktivitetin shkencor me titull “Njohja e rezistencës dhe dhunës gjatë përpjekjeve për lirinë e gruas, përmes gjuhës poetike të Assia Djebar.”
Leksioni i hapur u mbajt nga Dr. Laureta Mema dhe u ndoq me interes nga studentë e kolegë. Paraqitja e veprës së Assia Djebar, u pasua nga pyetje dhe komente të shumta që e gjallëruan këtë takim dhe e pasuruan përmes shkëmbimeve interesante të mendimeve mbi kërkimin e identitetit.