Prezantimi i kumtesës së studentes Master në Konferencën Ndërkombëtare Studentore: “UT flet me zërin e studentëve”

Konferencën Ndërkombëtare

Në përputhje me prioritetet  për të përfshirë  studentët në punën  kërkimore të grupit Letërsi Komunikimi Gjuhës Spanjolle, në datën 19 maj, 2023,  u prezantua në konferencën studentore ndërkombëtare: “UT flet me zërin e studentëve “,  kumtesa “La traducción directa e indirecta de la poesía hispánica. Estudio de caso: Los poemas de Pablo Neruda traducidos al albanés entre 1949-1990” , nga studentja master Selmie Hideni (Alidini) & Anastasi Prodani, udhëheqësja shkencore.

Njëri prej kapitujve të diplomës së studentës  Master u prezantua në këtë konferencë i rikonceptuar, i cili paraqiste  kryesisht sjelljen në shqip të titujve të gati 200 poezive të Pablo Nerudës,  klasifikimin e tyre si dhe  ndikimin e ideologjisë totalitare  në letërsinë  e përkthyer.