Aktivitet – “Të jesh pjesë e BE-së – çfarë do të thotë kjo për mua, përditshmërinë time, të ardhmen time?!”
24 prill 2024
Grupit mësimor kërkimor “Letërsi dhe Qytetërim i Gjuhës Gjermane” zhvilloi një takimi të hapur me Z. Martin Zickendraht, Sekretar i Parë i Ambasadës Gjermane në Shqipëri, Përgjegjës për Kulturën dhe Shtypin.
Tema e këtij takimi ishte “Të jesh pjesë e BE-së – çfarë do të thotë kjo për mua, përditshmërinë time, të ardhmen time?!”.
Diskutimi u përqendrua në sfidat, mundësitë dhe përparësitë që sjell integrimi në Bashkimi Evropian për individin, shoqërinë dhe vendin tonë në përgjithësi.
Në këtë aktivitet morën pjesë pedagogë dhe studentë të gjuhës gjermane, të cilë ndanë mendimet, përvojat personale dhe
analizuan ndryshimet që mund të sjellë anëtarësimi në BE për secilin prej tyre. Veçoria e këtij takimi ishte përdorimi i mediave digjitale, siç ishte aplikacioni Mentimeter, për të bërë diskutimin më të gjallë dhe interaktiv.