Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua aktiviteti « Le të flasim për barazinë gjinore në universitet ».
Dekania e FGJH-së Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA foli për promovimin e barazisë gjinore mes studentëve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. E ftuar me pjesëmarrje online ishte edhe Znj. Catinca BIRNA, përfaqësuese e Agjencisë Universitare të Frankofonisë, e cila prezantoi Konsorciumn e Institucioneve Frankofone të angazhuara për promovimin e barazisë gjinore në disa nivele (studentë, pedagogë, -studiues, drejtues). Gjatë këtij aktiviteti u transmetuan dy video të prodhuara si pjesë e Konsorciumit të Institucioneve Frankofone të angazhuara për promovimin e barazisë gjinore.
E ftuara Dr. Elsa RAKIPLLARI, Zv.Dekane për studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës ndau me pjesëmarrësit shembuj të praktikave të mira brenda Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës
Znj. Audrey HORAU, praktikante FLE në Departamentin e Gjuhës Frënge në FGJH i njohu pjesëmarrësit me gratë frankofone të spikatura në territoret franceze përtej kontinentit evropian.
Znj. Krisa SHAULLI dhe Ueda QORRASI, studente në Departamentin e Gjuhës Frënge në FGJH ndanë me pjesëmarrësit informacione mbi gratë shqiptare të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e vëndit tonë. .
Më pas aktiviteti vazhdoi me shfaqjen e filmave me metrazh të shkurtër dhe atelie diskutimesh midis studentëve tanë.