Caption aligned here

Blog Full Right Sidebar With Frame

Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe ekspert i Reformës në Drejtësi mbajti një leksion të hapur me temë “Integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi”

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module Harmonisation and standardization of the terminology within the EU Integration context (HSTEUI) financuar nga Komisioni Europian dhe të « Ditëve të Europës », Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe ekspert i Reformës në Drejtësi mbajti një leksion të hapur me temë “Integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi’. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Jean...
Lexo më shumë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), organizoi aktivitetin letrar “Lexojmë dhe përkujtojmë Molierin në 400 vjetorin e lindjes së tij”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), organizoi aktivitetin letrar “Lexojmë dhe përkujtojmë Molierin në 400 vjetorin e lindjes së tij”. Aktiviteti letrar që u moderua nga Prof.As.Dr. Alba Frashëri, Përgjegjëse e Departamentit të Gjjuhës Frënge dhe Dr. Drita Rira,Zv-Dekane, synoi të përkujtojë jetën dhe veprën e autorit francez, Molière (Jean-Baptiste Poquelin), “le plus grand...
Lexo më shumë

Informacion mbi mundësine e aplikimit për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin South West “Neofit Rilski”,Bullgari

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin South West “Neofit Rilski”,Bullgari. Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi dhe i skanuar në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e-mail   [email protected]  Bashkangjitur gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Lexo më shumë

Informacion mbi mundësine e aplikimit për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Granadës,Spanjë

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Granadës,Spanjë Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi dhe i skanuar në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e-mail   [email protected]  Bashkangjitur gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.  
Lexo më shumë

Në vazhdën e aktiviteteve lidhur me kursin Marredhenie Publike, patëm të ftuar z. Elion Kollçaku, PR Manager dhe gazetar i cili mbajti një leksion të hapur me studentët e vitit të dytë GjuhëAngleze

“Në vazhdën e aktiviteteve lidhur me kursin Marredhenie Publike, patëm të ftuar z. Elion Kollçaku, PR Manager dhe gazetar i cili mbajti një leksion të hapur me studentët e vitit të dytë  GjuhëAngleze.  Kursi zhvillohet nga pedagoget Dr. Jonida Petro dhe Dr. Rozana Bela. Leksioni i hapur titullohej: ” Let’s talk about Public Relations”. Mes të tjerash, u trajtuan edhe nëntema lidhur me të përbashkëtat dhe dallimet mes marrëdhënieve publike dhe gazetarisë. Z. Elion Kollçaku u fokusua edhe në përvojën personale si PR Manager për më shume se 5 vjet në Shtëpinë Botuese “Dukagjini” duke e përfaqësuar atë në Kosovë, Shqipëri, Itali, Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Evropës Perendimore. Leksioni mori formën edhe të bashkëbisedimit aktiv, ku studentët shfaqën interes të posaçëm përmes pyetjeve lidhur me zbatimin e njohurive në praktikë në fushën e marrëdhënieve publike. Duke qenë se shumë studentë pasi diplomohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja punësohen në sektorin privat që mbulojnë këtëfushë si edhe gazetarinë, përvoja e ndarë nga z. Elion Kollçaku ngjalli kureshtje të shtuar lidhur edhe me aspirata të ndryshme që studentët e vitit të dytë Gjuhë Angleze kanë si psh.: si të zhvillojnë në praktikë PR për një shkrimtar/e dhe veprën e tij/saj; si të  krijojnë rrjetëzimin e kontakteve përmes mediave dhe gazetarisë e të tjera pyetje të kësaj natyre. Aktivitete të tilla informuese bazuar në përvoja profesionale të fushës nxisin dhe motivojnë studentët që të gdhendin talente të caktuara dhe të zbulojnë mundësi të shtuara për të ardhmen e tyre profesionale. Aktiviteti u zhvillua plotësisht në gjuhën angleze në datë 6 Maj 2022.”  
Lexo më shumë
1 118 119 120 121 122 374

Text Widget

Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.

Recent News

11
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare – Dita 4
4 Korrik, 2024By
11
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare – Dita 3
3 Korrik, 2024By
11
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare – Dita 2
3 Korrik, 2024By

Recent Works

11
11
11
11
11
11