Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
Caption aligned here

Blog Full Right Sidebar With Frame

Njoftim mbi ceremoninë e diplomimit 2024

🎓✨ Të dashur studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se: Ceremonia e Diplomimit do të zhvillohet në datën 5 nëntor 2024, në orën 17:30, te Qendra Kulturore pranë Katedrales Orthodhokse. 🎓💙Ky është një moment i veçantë për të gjithë studentët tanë, ku do të festojmë arritjet dhe përkushtimin tuaj gjatë këtyre viteve studimi. Pasi të keni konfirmuar pjesëmarrjen tuaj për Ceremoninë e...
Lexo më shumë

Dita e tetë të orientimit dhe informimit të studentëve të vitit të parë

🌍📚Sot, më 16/10/2024, në ditën e tetë të orientimit dhe informimit të studentëve të vitit të parë, studentët u njohën me programin Erasmus+ të Bashkimit Evropian në kuadër të bursave të mobilitetit Erasmus+KA107.🌎 🌟Gjatë këtij takimi ata u njohën me mundësitë e shumta për të kryer një semestër të plotë studimesh në një nga universitetet evropiane me të cilat UT ka lidhur Marrëveshje ndërinstitucionale, me procedurat e aplikimit, dokumentacionin që...
Lexo më shumë

Konferenca e 16-të Ndërkombëtare e Studimeve Italianistike

Ditën e enjte, datë 17 tetor 2024, ora 09:00, Departamenti i Gjuhës Italiane, organizon në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës Konferencën e 16-të Ndërkombëtare të Studimeve Italianistike. Konferenca, e organizuar në kuadër të edicionit të XXIV të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, i kushtohet përkthimit dhe receptimit të letërsisë italiane në Shqipëri. Në konferencë do të marrin pjesë me ligjëratat e tyre pedagogë të Departamenti të Gjuhës Italiane, si edhe profesorë nga universitete italiane. Ftohen ta ndjekin konferencën studentë, pedagogë, studiues, përkthyes dhe kushdo që është i interesuar...
Lexo më shumë

Dita e gjashtë e javës së orientimit për studentët e vitit të parë

Sot, më datë 14/10/2024, në ditën e gjashtë të orientimit dhe informimit të studentëve të rinj, vazhduam me prezantimin e koordinatorëve të Klubeve Studentore! 🎓 Gjatë këtij takimi të veçantë, studentët u njohën me 10 klubet që ofrohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Klubi i Sportit 🏃‍♂️ Klubi i Ambientalistëve 🌱 Klubi i Vullnetarizmit 🤝 Klubi i Artit 🎨 Klubi i Teatrit 🎭 Klubi i Muzikës 🎶 Klubi ICT...
Lexo më shumë
1 49 50 51 52 53 436