Cikli i trajnimeve mbi teknologjitë e reja në mësimdhënie me temën “Ndërveprimi me ndihmën e mjeteve teknologjike bashkëpunuese”
Vijojnë në FGJH cikli i trajnimeve mbi teknologjitë e reja në mësimdhënie me temën “Ndërveprimi me ndihmën e mjeteve teknologjike bashkëpunuese”, gjatë të cilit pedagogia Anida Kisi ndau përvojën e saj me kolegët e departamenteve të ndryshme.
Profesorët u njohën me përdorimin e programeve Padlet dhe Framapad dhe diskutuan mbi mundësitë e përfshirjes së tyre në procesin mësimor si një mënyrë për të nxitur ndërveprimin dhe bashkëpunimin mes studentëve dhe pedagogëve.