Trajnim mbi përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit me anë të mjeteve teknologjike, risitë në mësimdhënie dhe të përditësojë dijet e tyre me aplikacione që vlerësojnë, motivojnë dhe argëtojnë studentët tanë.

Trajnim mbi përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit me anë të mjeteve teknologjike, risitë në mësimdhënie dhe të përditësojë dijet e tyre me aplikacione që vlerësojnë, motivojnë dhe argëtojnë studentët tanë.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja synon të rrisë aftësitë e stafit të tij akademik në përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit me anë të mjeteve teknologjike, risitë në mësimdhënie dhe të përditësojë dijet e tyre me aplikacione që vlerësojnë,
motivojnë dhe argëtojnë studentët tanë. Ky cikël trajnimesh nis nga data 04-08.10.2021 ora 10:00-12:00 në platformën Teams.

Nëse dëshironi të përditësoni dijet tuaja mbi aplikacionet që mund të përdoni gjatë orëve të mësimit apo dëshironi të mësoni më shumë rreth:

• Office 365 vs Google Drive

JSTOR- Biblioteka virtuale

• Ndërveprimi me ndihmën e mjeteve teknologjike bashkëpunuese (padlet, framapad Google Doc)

• Didaktizimi i dokumenteve multimodale nëpermjet aplikacioneve digjitale (Edpuzzle, Canva)

• Mësimdhënia e gjuhëve online-këshilla praktike

• Përdorimi i Kahoot dhe Mentimeter si mjete vlerësimi

plotësoni formularin në këtë link https://forms.office.com/r/WTQE71Rnu0

Trajnimet do të ofrohen nga: Prof Andrea Villarini (Profesor në Universitetin e Sienës), Dr. Ogerta Koruti (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja), Dr. Anida Kisi (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja), Dr Elona Toro (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja).

Leave a Reply