E themeluar në vitin 2022, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik ka për mision planifikimin, organizimin dhe ndjekjen e vazhdueshme të aktiviteteve trajnuese që kontribuojnë në zhvillimin profesional të studentëve, personelit ndihmës akademik me karakter administrativ, si dhe personelit akademik. Përmes ofrimit të trajnimeve dhe programeve të moduleve të formimit të vazhduar profesional në fusha të ndryshme, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik synon rritjen e kapaciteteve, përmirësimin e praktikave pedagogjike dhe integrimin e inovacionit në proceset mësimore, në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë dhe nevojat institucionale.
Vizioni ynë është të bëhemi një degë udhëheqëse dhe model në fushën e trajnimeve dhe inovacionit pedagogjik, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi akademik dinamik, inovativ dhe të orientuar drejt përgatitjes së profesionistëve të aftë për sfidat e së ardhmes.
Ofrimi i trajnimeve të avancuara dhe të personalizuara që përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e të gjithë aktorëve akademikë dhe administrativë.
Promovimi dhe integrimi i metodave dhe teknologjive të reja në procesin mësimor për rritjen e cilësisë së arsimit.
Hartimi dhe zhvillimi i programeve të reja të studimit të formimit të vazhduar në fusha multidisiplinare, të përshtatura me nevojat e tregut dhe kërkesat akademike.
Forcimi i partneriteteve me institucione arsimore dhe organizata të tjera për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.
Ndërtimi i sistemeve të vlerësimit efektiv për të garantuar cilësinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të trajnimeve dhe inovacionit pedagogjik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik
✉[email protected]
Kryetare e Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik
Elona Dervishi
✉[email protected]
Specialiste e Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik
Hava Zorba
✉[email protected]