Trajnime të zhvilluara (Galeria)

30.10.23

Më datë 30.10.2023, u zhvillua trajnimi për studentët me temë:

‘‘Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve të inteligjencës artificiale(AI)’’,‘‘Përdorimi i ChatGPT për qëllime didaktike’’ nga zyra e Teknologjisë dhe Informacionit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e studentëve  me botën e AI, me potencialin e ChatGPT dhe eksplorimin e mjetet të fuqizuara nga AI që lidhen me fushën e studimeve të gjuhëve të huaja dhe aktiviteteve akademike dhe profesionale.

 

 

19.10.2023

Më datë 19.10.2023 u zhvillua trajnimi për personelin akademik dhe doktorantë me temë:

Mësimdhënia nëpërmjet platformës TEAMS, ChatGPT dhe Inovacionet e Inteligjencës artificiale (AI) nga zyra e Teknologjisë dhe Informacionit.

Qëllimi i këtij trajnimi gjithëpërfshirës ishte azhornimi i personit akademik në:

  • mësimdhënien nëpërmjet platformës TEAMS, për të udhëzuar dhe ndihmuar studentët në mësimdhënie në distancë.
  • avancimin e njohurive në botën e inteligjencës artificiale (AI),
  • kuptimin e potencialit të ChatGPT dhe mjeteve të fuqizuara nga AI që lidhen me fushën e mësimdhënies.

 

07.11.2023

Më datë 07.11.2023, u zhvillua trajnimi për studentët dhe doktorantët me temë:

‘‘Teknikat e menaxhimit të kohës dhe praktikat produktive në marrjen e shënimeve në auditor, 

‘‘Zhvillimi i aftësive të shkrimit akademik, dhe citimet e referencave’’ nga Prof.Asoc.Dr Lorena Dedja.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përdorimi i teknikave të menaxhimit të kohës, duke ofruar mënyra efikase për të optimizuar përdorimin e saj në marrjen e shënimeve.

 

Në këtë trajnim, gjithashtu u dha vëmendje e veçantë strukturës së shkrimit akademik, përfshirë përdorimin e citimeve të referencave dhe burimeve të besueshme të informacionit duke ndihmuar studentët dhe doktorantët të zhvillojnë një përvojë të suksesshme në fushën e mësidhënies/mësimnxënies, studimit dhe hulumtimit.

 

04.12.2023

Më date 04.12.2023u zhvillohua trajnimi për stafin akademik të FGJH-së me temë:
‘’Mjetet teknologjike për orën e mësimit
(Mentimeter, AnswerGarden, Wooclap, WordItOut, Polls)’’ nga Prof. Assoc. Dr. Ogerta Koruti.

 

05.12.2023

Më date 05.12.2023 u zhvillua trajnimi për stafin akademik të FGJH-së me temë:
‘’AI tools- threats and opportunities’’ nga Ing. Dorian Tola.

 

07.12.2023

Më date 07.12.2023 u zhvillua trajnimi me temë “Teknologjia dhe aftësia e të lexuarit” nga Prof.Assoc.Dr. Alnida Koroshi. Gjatë ketij trajnimi profesorët e FGJH patën mundësi të njihen e të shohin shembuj të përdorimit të aplikacioneve që mund të instalohen ne PC/tabletë. Këto aplikacione ndihmojnë profesorët por edhe studentët në zhvillimin e aftësisë së të lexuarit. Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit u njohën edhe me aplikacione që ndihmojnë studentët që nuk shohin, duke qenë se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është fitues i dy projekteve kërkimore me në qendër këta studentë.

 

11.12.2023

Më datë 11.12.2023 u zhvillua trajnimi për studentët me temë: Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nga zyra e Cilësisë dhe Kurrikulës. Në këtë takim informues studentët u informuan mbi mënyrën e shpërndarjes dhe plotësimin e pyetësorit “Vlerësimi i mësimdhënies” për vitin akademik 2023-2024.

 

14.12.2023

Më datë 14.12.2023, u zhvillua moduli i informimit për personelin akademik me temë:

‘‘Teknika të menaxhimit të situatave të vështira me studentë’’nga zyra e Psikologut në FGJH.

Kjo temë gjithëpërfshirëse synon diskutime mbi:

-Trajtimin e situatave të vështira me studentë.

-Menaxhimin e sjelljeve të studentëve me aftësi speciale.

 

10.01.2024

Më datë 10.01.2024, u zhvillua trajnimi për studentët me temë:

”Informimi mbi përdorimin e sistemit informatik e-Student  nga zyra e Teknologjisë dhe Informacionit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i studentëve mbi:

-Login-in në sistemin e-Student,

-regjistrimi në provime,

-lista e notave,

-kërkesa për përmirësim note etj”

 

11.01.2024

Më datë 11.01.2024, u zhvillua trajnimi për studentët me temë:

“Menaxhimi i stresit dhe përdorimi me efektivitet i teknikave të caktuara për ekuilibrimin e tij” nga zyra e Psikologut në FGJH.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i studentëve mbi përdorimin me efektivitet të teknikave për ekuilibrimin e stresit, si dhe menaxhimin e tij para sezonit të provimeve.

 

19.01.2024

Në kuadër të formimit të vazhdueshëm të mësuesit bazuar në kompetenca dhe të aktiviteteve të grupit Kërkimor – Kërkimor të Didaktikës, më 19.01.2024, u zhvillua trajnimi me temë:

‘’Mësuesi dhe Mësimdhënia digjitale’’ nga Prof.Asoc.Dr Migena Alimehmeti.

 

Më datë 12.02.2024

U zhvillua online trajnimi me temë: ‘‘Hartimi dhe realizimi i një projekti në mësimdhënien në klasë dhe distancë’’, me 1 kredit, nga Dr. Elona Toro,  për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar.

Pjesëmarrësit në këtë  trajnim u informuan mbi parimet bazë të pedagogjisë së bazuar në projekte dhe hapat për krijimin e një projekti në klasë dhe një skenar pedagogjik specifik për mësimdhënien/të mësuarit online.

 

Më 13.02.2024

Në sallën “Evropa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të bashkëpunimit me biznesin “Elite Travel Group”, u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Turizmi i qëndrueshëm në Shqipëri si një mundësi më shumë për studentët e FGjH-së”.

Dekania e FGJH-së, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha theksoi edhe një herë vizionin e Fakultetit për t’u ofruar studentëve përveç programit mësimor në auditor edhe mundësi të bashkëpunimit e diskutimit me përfaqësues të sipërmarrjeve të ndryshme për të zhvilluar projektin e karrierës së tyre profesionale.

Zhvillimi i qëndrueshëm shihet si një sfidë në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik por edhe atë social duke menduar për vijimin e jetës edhe për brezat e ardhshëm të shoqërisë.

Në këtë diskutim Z. Mathias Palm “Trajnues i guidave turistike” në kompaninë Gjermane Gebeco dhe Z. Elvis Kotherja Drejtor i Agjencisë “Elite Travel Group” ndanë përvoja konkrete duke diskutuar mbi:

– Qëndrueshmërinë në përgjithësi, koncept që shumica e të rinjve e lidhin atë kryesisht me mjedisin.

– Aspekte rreth qëndrueshmërisë në turizëm, këshilla.

– Integriteti dhe ndershmëria në këtë industri.

– Të mësuarit gjatë gjithë jetës, fleksibiliteti, kreativiteti dhe përdorimi i teknologjisë në përmirësimin e karrierës profesionale.

 

Më datë 13.02.2024

U zhvillua online trajnimi me temë: ‘‘Mësimi dhe vlerësimi i nxënësve nëpërmjet aplikacioneve Kahoot, Mentimeter, Quizlet’’,  me 1 kredit, nga Prof.Asoc.Dr. Ogerta Koruti, për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim u informuan mbi përdorimin e teknologjive të reja në mësimdhënie si Kahoot, Mentimeter dhe Quizlet, me qëllim zhvillimin e tyre të vazhdueshëm profesional dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

 

Më datë 16.02.2024 dhe 19.02.2024

U zhvillua online trajnimi me temë: ‘‘Menaxhimi i klasës dhe i konflikteve, mirëqënia e nxënësve në klasë’’ me 2 kredite, nga Prof.Dr. Elida Tabaku, për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim u informuan mbi strategjitë pozitive dhe proaktive për krijimin e një mjedisi mësimor efektiv si dhe mbi përdorimin e një sërë strategjish për t’iu përgjigjur më së miri nevojave të procesit mësimor.

 

Më datë 20.02.2024

Në sallën “Evropa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të bashkëpunimit me biznesin “Elite Travel Group”, u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Industria e turizmit, markat, profesionet dhe mjedisi digjital”.

  1. Elvis Kotherja Drejtor i Agjencisë “Elite Travel Group” dhe Kristi Dodbiba trajnues në këtë agjenci, ndanë përvoja konkrete duke diskutuar mbi:

– Një analizë të përgjithshme mbi industrinë e turizmit

– Markat ndërkombëtare sipas sektorëve, lista e profesioneve dhe mjediset e tyre përkatëse të mjeteve digjitale

– Rëndësia e turizmit në ekonominë Shqiptare, prespektivat dhe e ardhmja

Studentët shprehën interes të marrin pjesë në trajnime të ofruara nga kjo agjenci si dhe për të zhvilluar projektin e karrierës së tyre profesionale si një mundësi më shumë për ata.

 

Në datën 23 shkurt 2024

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja , u organizua leksioni i hapur me temë “Strategji të mësimdhënies për të përmirësuar motivimin e studentëve gjatë studimeve”.

Në këtë leksion Prof. Assoc. Dr Hatixhe Leka, në bashkëpunim me pedagogë dhe studentë, diskutuan mbi zhvillimin e metodologjive të mësimdhënies me qëllim nxitjen e motivimit të studentëve dhe arritjen e suksesit të tyre akademik.

Qasjet krijuese të mësimdhënies dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve ishin dy nga strategjitë e vlerësuara më së shumti nga pjesmarrësit krahas, gjithëpërfshirjes, vendosjes së objektivave të qarta të orës mësimore, inkurajimit të studentëve etj.

 

Më datë 26.02.2024

Në sallën “Evropa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të bashkëpunimit me biznesin “Elite Travel Group”, u zhvillua leksioni i hapur me temë:

“Strategjitë e marketingut digjital në industrinë e turizmit”

Zj. Ana Kotherja, Z. Kristi Dodbiba dhe Z. Andi Proda pjesë e stafit të kësaj agjencie informuan studentët mbi rëndësinë e marketingut digjital në industrinë e turizmit dhe të strategjive të komunikimit.

Në këtë leksion të hapur u fol gjithashtu mbi rolin e marketingut Mix në fushën turizmit, identifikimin e audiences së synuar, markën si dhe rëndësinë e mediave sociale Metasearch, shitjen dhe e-shitjen, Platforms & Tools Online.

Studentët morën njohuri të vlefshme mbi praktikat e mira të komunimikit dhe marketingut digjital në fushën e turizmit.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të vijojë të ftojë biznese dhe institucione të ndryshme për të lidhur gjithmonë e më shumë studentët me tregun e punës.

Më datë 11 mars 2024

Në bibliotekën Rozafa të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua leksioni i hapur me temë “Aplikimi i qasjes së mësimdhënies me zhvillimin e projekteve dhe zgjidhje problemesh”.

Në këtë leksion Prof. Assoc. Dr. Aida Gjinali, në bashkëpunim me pedagogë, doktorantë dhe studentë, diskutuan mbi elementët thelbësorë dhe avantazhet e të nxënit bazuar në projekte, si dhe sollën shembuj praktikë e konkretë të realizimit dhe menaxhimit të projekteve në klasë.

 

Më datë 21 mars 2024

Zyra e Psikologut në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizoi diskutimin e hapur me studentët: “Motivimi për realizimin me sukses të studimeve.”

Motivimi është çelësi për të arritur suksesin prandaj synimi i këtij diskutimi ishte pajisja e studentëve me mjetet që u nevojiten për të qëndruar të frymëzuar dhe të fokusuar në qëllimet e tyre akademike.

Gjatë këtij diskutimi, studentët mësuan se si të vendosin qëllime specifike; të kapërcejnë pengesat dhe të mbajnë një qasje pozitive për të përmirësuar përvojëne tyre të të studiuarit.

 

Më datë 27 mars 2024

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua moduli informativ për personelin akademik me temë: “Menaxhimi i diversitetit në auditor”.

Ky modul pati në fokus përkrahjen e diversitetit në Fakultet, identifikimin e sfidave që hasen në auditor si dhe menaxhimin e tyre.

Komunikimi empatik me studentët, rëndësia e krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës ,analizimi i problem-zgjidhjeve për vështirësitë e hasura, ishin disa nga temat që u trajtuan në këtë modul.

 

Më date 28 Mars 2024

Zyra e Psikologut në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizoi diskutimin e hapur për studentët me temë: “Faktorët nxitës të dhunës”.

Gjatë këtij diskutimi, studentët  mësuan si të evidentojnë faktorët nxitës të dhunës, si të menaxhojnë sjelljet agresive si dhe u informuan mbi strategjitë për minimizimin e dhunës.

 

 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mbështet studentët e tij të rinj si edhe ata që ndjekin tashmë studimet në këtë fakultet me trajnime të ndryshme gjatë gjithë vitit akademik 2023 – 2024, për të përforcuar aftësitë digjitale, të mësimnxënies, të kërkimit, të prezantimit të projekteve.Më datë 09.10.2023, në Sallën Evropa, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në bashkëpunim me Zyrën e IT-së organizuan trajnimin për studentët e vitit të parë me temë:”Paisja me e-mail zyrtar dhe vënia e tij në përdorim”,
”Informimi mbi përdorimin e sistemit informatik, e-Student dhe platformën Teams”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i studentëve mbi:
– aktivizimin dhe përdorimin e e-mailit zyrtar,
– hyrjen dhe përdorimin në platformën studentore e-Student
– përdorimin e platformës Teams

 

 

Në datat 26 dhe 29 Maj në qendrën e Trajnimeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua trajnimi me temë: “Menaxhimi i klasës dhe i konflikteve, mirëqënia e nxënësve në klasë” me 2 (dy) kredite nga trajnuesja Dr. Leonora Xhori.

Në këtë trajnim u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e orës së mësimit dhe problematikat me të cilat mund të përballet mësuesi në klasë.

Pjesëmarrësit sollën shembuj nga përvoja e tyre duke vlerësuar rëndësinë e menaxhimit të klasës si dhe atë të parandalimit të sjelljeve të papranueshme nëpërmjet stratetegjive të duhura.

Diskutimi vijoi me parimet kryesore të një menaxhimi efektiv të klasës dhe strategjitë më të suksesshme të kontrollit të saj. U diskutua gjithashtu rëndësia e rregullave të sjelljes në klasë dhe disa teknika për adresimin e sjelljeve problematike.

Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit zhvilluan detyra praktike dhe një testim të njohurive të marra në këtë trajnim.

Në datë 30, 31 maj dhe 1 qershor Qendra e Trajnimeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja zhvilloi trajnimin me temë “Mësimdhënia dhe të nxënët bazuar në kompetenca dhe planifikimi i veprimtarive mësimore sipas nevojave të veçanta dhe niveleve mësimore” nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr Aida Gjinali.

Trajnimi u zhvillua duke u bazuar në aspektin teorik që ofron literarura botërore, atij praktik dhe zbatimin konkret në klasë. Në këtë trajnim u ofruan gjithashtu metodologji, strategji e teknika të shumta të vlefshme për rritjen e cilësisë dhe për një përvetësim sa më të mirë të njohurive nga ana e nxënësve.

Ky trajnim u përmbyll me përgatitën një detyrë praktike dhe një test përfundimtar mbi njohuritë e përftuara.

Në datë 25 dhe 26 prill u zhvillua trajnimi me temë “MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT BAZUAR NË KOMPETENCA DHE PLANIFIKIMI I VEPRIMTARIVE MËSIMORE SIPAS NEVOJAVE TË VEÇANTA DHE NIVELEVE TË NDRYSHME MËSIMORE”:

 

 

  • TRAJNIME MBI TEKNOLOGJINË REALIZUAR 10-14.10.2022

Ky trajnim synon të rrisë aftësitë e stafit akademik në përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit, me risitë në mësimdhënie dhe të përditësojë dijet e tyre me aplikacione që vlerësojnë, motivojnë dhe argëtoj në studentët tanë.

 

  • Tetor 2022

Është zhvilluar trajnimi me temë:

Përdorimi i platformës virtuale në mësimdhënie ​(Classroom, Zoom, Bloger) dhe Micro-Bit.

 

  • FGJH NË BASHKËPUNIM ME AUF NË SHQIPËRI OFROI 3 DITË TRAJNIME NGA DT 24 DERI MË 26 NËNTOR PËR STUDENTË

Objektivat e trajnimeve ishin paisja e studentëve me njohuri dhe aftësi metodologjike në mënyrë që ata të ndjehen më të sigurtë kur të përballen me sfidat e tregut të punës.

 

Nëntor 2023

  • TRAJNIME MBI PËRDORIMIN TË TEKNOLOGJIVE TË REJA NË MËSIMDHËNIE 07.11.2023

Trajnime mbi përdorimin të teknologjive të reja në mësimdhënie. Prezantmi i platformave të reja (Sutoridhe Nearpod) për një  mësimdhënie bashkëkohore, nga ku një orë mësimi tradicional e transformohet në një orë interaktive dhe interesant e për studentët.

 

  • DHJETOR 2022 U REALIZUA TRAJNIMI ME TEMË:

 Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca dhe planifikimi i veprimtarive mësimore sipas nevojave të veçanta dhe niveleve të ndryshme mësimore.

 

ZHVILLIMI I METODOLOGJIVE TË MËSIMDHËNIES DHE TË NXËNIT 

  • Trajnime për përditësimin e aftësive të mësimdhënies nëpërmjet teknologjive të reja.

  • Përgatitja e materialeve mësimore digjitale.

  • TRAJNIME PROFESIONALE TË STUDENTËVE

Trajnime mbi teknikat e përkthimit dhe specifikat e profesionit të përkthyesit.

  • TRAJNIMI I TRAJNERËVE PËR MEDIAN DHE INFORMACIONIN ​

01-02.03.2023

Trajnimi i trajnerëve në lidhje me edukimin për median dhe informacionin, mënyrën se si edukimi mediatik mund të përdoret për të dhënë mësim në lëndë të ndryshme, vërtetësinë e informacionit, të peizazhit mediatik dhe problemeve me informimin.