Më datë 21 nëntor 2024, ora 10:00, Salla Evropa, Departamenti i Gjuhës Angleze organizon Konferencën e 14-të Ndërkombëtare e cila ka për qëllim të sjellë risitë dhe qasjet më të fundit në disiplinat e ndryshme gjuhësore, përkthimore, kulturore dhe letrare.
Mes të ftuarve kemi Dr.-Ing.Besim Kabashi lektor në Universitetin Friedrich-Alexander të Erlangen-Nuremberg dhe Kërkues shkencor në Katedrën për Korpuset dhe Gjuhësinë Kompjuterike, dhe Lina Abraitienė, lektore në Kauno Kolegija, kërkuese shkencore në fushën e përkthimit audio-vizual, titrimit, dhe përdorimit të Inteligjencës Artficiale në përkthim.