Departamenti i Gjuhës Gjermane

HISTORIKU

Dega e Gjuhës Gjermane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u çel në vitin 1992. Në fillim, në këtë program studimesh ofroheshin dy drejtime: “Mësuesi” dhe “Përkthim e Interpretim”.

Në vitin akademik 2004/2005 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja filloi të zbatohet procesi i Bolonjës. Në kuadër të këtij procesi Departamenti i Gjuhës Gjermane u ofron studentëve tre drejtime nё ciklin Bachelor dhe lëshon diplomat e mëposhtme:

– “Diplomë për gjuhë, letërsi dhe qytetёrim të vendeve gjermanishtfolëse”

– “Diplomë për përkthim dhe interpretim”

– “Diplomë për gjuhё dhe komunikim”

Nё ciklin e parё Bachelor studiojnё rreth 490 studentё.

Nё ciklin e dytё të studimeve (Studimet Master) ofrohen kёto drejtime:

– “Mësues i gjuhës gjermane”

– “Komunikim ndërkulturor dhe turistik”

– “Pёrkthim dhe interpretim”

(Nё fushёn e pёrkthimit ofrohet dhe diplomё e pёrbashkёt me Universitetin e Strasburgut ITIRI)

Që prej fillimit e deri sot, Departamenti i Gjuhës Gjermane është mbështetur nga Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD), i cilika dërguar në vijimësi lektorë gjermanë, të cilët janë bërë pjesë e këtij departameti.

Në Departamentin e Gjuhёs Gjermane japin kontributin e tyre 20 pedagogë të brendshëm (duke përfshirë këtu edhe lektorin nga Gjermania).

Të gjithë pedagogët janë kualifikuar në vendet gjermanishtfolëse (Gjermani, Austri, Zvicër) dhe mbajnë tituj e grada shkencore. Një kontribut të rëndësishëm  japin edhe ambasadat dhe institucionet akademike e kulturore të vendeve gjermanishtfolëse.

Departamenti i Gjuhës Gjermane është i përfshirë prej vitesh në shkëmbimin akademik me vendet perëndimore, jo vetëm për kualifikimin dhe mobilitetin e stafit akademik, por edhe për nxitjen e studentëve për mobilitet studimesh dhe projekte kërkimore në vende si Gjermania dhe Austria. Në procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit te Tiranës departamenti ynë ka lidhur ura bashkëpunimi me partnerë të huaj dhe konkretisht po ndërmerren hapa për çeljen e programeve Erasmus+  për studentë dhe pedagogë.

Programet e studimit të ciklit të parë, Bachelor

Në vitin akademik 2004/2005 procesi i Bolonjës filloi të zbatohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pra edhe në departamentin e gjuhës gjermane. Sipas këtij procesi ky departament u ofron studentëve tri drejtime në Bachelor dhe lëshon diplomat e mëposhtme:

Bachelor në Gjuhë Gjermane

Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil “Gjuhë dhe Komunikim”

Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës”

Bachelor në Gjuhë Gjermane me profil “Përkthim dhe Interpretim”

Programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave

Master i shkencave në "Mësuesi e Gjuhës Gjermane për arsimin e mesëm të lartë"

Master i shkencave në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik"

Master i shkencave në "Përkthim teknik - letrar dhe interpretim"