Departamenti i Gjuhës Spanjolle

Historiku

Në vitin 2005 hyri për herë të parë në kurrikulën e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, (dhe është ndër ofertat më të reja që ofron UT), gjuha spanjolle si gjuhë e huaj e dytë dhe si lëndë me zgjedhje në tre vitet e Ciklit të parë të studimeve.

Në vitin 2008-2009, u hap dega “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik” bashkëngjitur Departamentit të Gjuhës Italiane.

Më pas, në janar të vitit 2009 u nënshkrua hapja e Departamentit të Gjuhës Spanjolle me 4 pedagogë efektivë, 1 lektor spanjoll, sipas marrëveshjes mes Rektoratit të UT dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Spanjolle.

Aktualisht departamenti përbëhet nga 8 tetë pedagogë të brendshëm ndër të cilët: 1 mban titullin Profesor Doktor; 6 mbajnë titullin Doktor; dhe 1 është në proçes për mbrojtjen e gradës shkencore Doktor; 9 pedagogë part-time; si edhe 1 lektor spanjoll.

Gjithashtu spanjishtja ofrohet si gjuhë e dytë për degët e tjera të FGJH me rreth 80 studentë në ciklin e parë dhe të dytë. Departamenti i Gjuhës Spanjolle ka drejtimin “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik”. Po ashtu edhe në Ciklin e dytë ka si specializim masterat shkencorë “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dheTuristik” dhe “Përkthim Teknik –Letrar dhe Interpretim”.

Programet e studimit të ciklit të parë, Bachelor

Bachelor në Gjuhë Spanjolle me profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Hispanik”

Programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave

Master i shkencave në "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik"

Master i shkencave në "Përkthim teknik - letrar dhe interpretim"